Nerimane Kamberi

Nerimane Kamberi

Nerimane Kamberi ka lindur në Preshevë dhe ka jetuar në Belgjikë deri në moshën 20 vjeçare. Ka kryer studimet në Universitetin e
Prishtinës, Fakultetin Filologjik ku edhe ka doktoruar me temën: “Kritika franceze për Ismail Kadarenë”. Profesoreshë e Qytetërimit,
Përkthimit dhe Letërsisë frënge/frankofone në Universitetin e Prishtinës, Nerimane Kamberi është edhe gazetare, përkthyese, shkrimtare dhe poete.

Ajo është dekoruar nga Shteti francez me medaljen “Urdhër i Palmëve Akademike” 2019, dhe është fituese e
çmimit Hivzi Sylejmani për librin më të mirë për të rinj në vitin 1989. Kamberi ka shërbyer si anëtare e jurisë letrare në Universitetin e
Lozanës ( Universitë de Lausanne ) dhe ISEAL (Instituti i Studimeve Shqiptare ), në Alliance française de Pristina/Aleanca franceze e
Prishtinës dhe në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Kosovës në një varg aktivitetesh letrare. Ajo ka qenë dhe është edhe organizatore
e shumë aktiviteteve frankofone dhe konferencave ndërkombëtare dhe aktualisht është kryetare e Shoqatës së Profesorëve të Frëngjishtës ndërkaq kontribuon në shumë gazeta të përditshme vendore dhe ndërkombëtare, dhe revista letrare dhe kulturore.
Nerimane Kamberi kaa botuar librat: Hoteli Grand dhe reportazhe tjera/L’Hôtel Grand et autres reportages (libër për gazetari/Përmbledhje reportazhe dhe intervista) Botimet Koha/ Prishtinë 2019; Ville des Pachas, Bazar Ottomans des Balkans, Non- Lieu, Paris, France 2009, botim kolektiv; Agnès et le Docteur Simon – Anjesa dhe doktor Simoni, roman për të rinj Edition Dejaie, -Belgique) Rilindja, 1983; Anjesa dhe shtatë pikturat roman për të rinj, Rilindja 1988; Blue-Xhinet e grisur, përmbledhje poezish Rilindja 1991; Një ditë ndoshta, përmbledhje tregime të shkurtra, PEN Qendra e Kosovës, 2006.

***

Nerimane Kamberi was born in Presevo and lived in Belgium until she was 20 years old. She completed her studies at the University of Prishtina, Faculty of Philology, where she also received her doctorate on the topic: “French criticism of Ismail Kadare”. Professor of Civilization, Translation and French / Francophone Literature at the University of Prishtina, Nerimane Kamberi is also a journalist, translator, writer and poet. She was decorated by the French State with the medal “Order of Academic Palms” 2019, and is the winner of the award Hivzi Sylejmani for best book for young people in 1989. Kamberi served as a member of the literary jury at the University of Lausanne (Universities de Lausanne) and ISEAL (Institute of Albanian Studies), in the Alliance française de Pristina / French Alliance of Prishtina and in the Ministry of Culture of the Republic of Kosovo in a series of literary activities. She has been and is the organizer of many francophone activities and international conferences and is currently the president of the Association of French Professors while contributing to many local and international daily newspapers, and literary and cultural magazines.

Nerimane Kamberi has published the books: Grand Hotel and other reportages / L’Hôtel Grand et autres reportages (book for journalism / Summary of reports and interviews) Koha / Prishtina 2019; Ville des Pachas, Bazar Ottomans des Balkans, Non-Lieu, Paris, France 2009, collective edition; Agnès et le Docteur Simon – Anjesa and Dr. Simoni, youth novel Edition Dejaie, -Belgique) Rilindja, 1983; Anjesa and the seven paintings,  youth novel, Rilindja 1988; Torn Blue-Jeans, poetry book,  Rilindja 1991; One day maybe, short story book, Pen Center, 2006.