Flamur Maloku

Flamur Maloku

Flamur Maloku profesor universitar, studiues i letërsisë, poet, lindi në Plloçicë. Shkollimin fillor e kreu në Caravik të Klinës, ndërsa të mesmen në Kijevë të Malishevës. Studimet themelore i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Dega e Letërsisë Shqipe, në të cilën i përfundoi edhe studimet postdiplomike, ndërsa mbrojti titullin doktor i shkencave filologjike pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.

 Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ishte ndihmësasistent në projektin “Epika legjendare e Rugovës. Në publicistikë ishte i angazhuar  si redaktor i kulturës në gazetën “Nacional Plus”. Po ashtu, ishte redaktor për një kohë të gjatë në revistën për arsim, kulturë dhe shkencë “Paqja”. Ka punuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ndërsa që nga viti 2010, është udhëheqës në  Qendrën e Studimeve “Pjetër Budi” në Tiranë.

Angazhimin akademik e ka filluar si asistent në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Dega e Gazetarisë. Në cilësinë e ekspertit të arsimit, ishte emëruar anëtar i Këshilli të Ekspertëve për Programet dhe Tekstet Shkollore në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Po ashtu, ishte edhe anëtar Këshillit të Librit në Ministrinë e Kulturës. Jetën akademike e ka vazhduar në cilësinë e profesorit në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, duke vazhduar në Kolegjin Evropian “Juridica”, duke qenë edhe Dekan (u. d.) pranë këtij kolegji.

Veprat e tij me studime janë:“Shtresimet e tekstit” (2008), “Diskursi dhe shenja”(2009), “Polisemia e veprës-Lexime  empirike mbi poezinë e Sali Bashotës” (2013), “Metakritikë për Fishtën” (2016), “Fishta dhe tradita e leximit” (2020). Veprat e tij me poezi janë: “Mythosi i jetës”(2009), “Nafora”(2010), “Bryma e zezë” (2015), “Gjama e murgut”(2020), “N’kafe Z”(2022).