Haqif Mulliqi

Haqif Mulliqi

Haqif Mulliqi lindi në Pejë (1960). Shkollën fillore, të mesmen si dhe studimet themelore, akademike, i mbaroi në Prishtinë. Studimet master mbi psikologjinë, me temën: Psikologjia e karaktereve në veprat ‘Hamleti’, ‘Magbethi’ dhe ‘ Mbreti Lir’ i mbaroi në Tiranë (2009). Ka magjistruar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me temën: Tipa të dramës në Evropë dhe në Amerikë – nga Ibseni e deri tek klasikët e modernizmi:Beket dhe Jonesko (2012). Ka doktoruar në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë, në fushën e antropologjisë së dramës dhe të teatrit, me temën: Teatri, Drama dhe Identiteti Kulturor në Kosovë (2015). Është profesor i rregullt në
Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Ka punuar edhe në disa universitete të tjera si ligjërues i jashtëm.

Ka shkruar mbi 300 kritika mbi dramën, filmin dhe teatrin. Për dhjetë vjet të plota, në Radio Televizionin e Kosovës, ishte autor dhe drejtues i emisionit për film dhe teatër, Pro arte. Nëpër teatrot më të njohura shqiptare, ka vënë në skenë rreth 25 vepra ndërsa, ka marrë pjesë në mbi 80 festivale të ndryshme, kombëtare si dhe në ato, më të njohurat, ndërkombëtare me ç’rast ka fituar një numër çmimesh. Më i rëndësishmi është ai kur, në edicionin e 58-të të Festivalit Teatror të Edinburgut (Skoci, 2004), ku, me shfaqjen (tregjuhëshe) The Kosowars, nga juria e përbërë nga kritikët e gazetës The Scotsman, si dhe aktorët më eminentë të Teatrit Kombëtar Skocez, u rangua në dhjetëshen e parë të shfaqjeve më të mirë të atij viti, e që është çmimi kryesor që jepet në atë festival.Librat e tij artistik dhe studimorë janë pjesë e programeve akademike brenda dhe jashtë Kosovës si literaturë e obligueshme. Në vitin 2018, në konkursin e Ministrisë së Kulturës të Kosovës, për veprën Teatri, drama dhe identiteti kulturor në Kosovë, e fitoi çmimin letrar “Ibrahim Rugova”, për krijimtarinë më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë. Është anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe anëtar i Bordit.

***

Haqif Mulliqi was born in Peja (1960). He finished primary, secondary and basic, academic studies in Prishtina. He completed his master studies in psychology, with the topic: Psychology of characters in the works ‘Hamlet’, ‘Macbeth’ and ‘King Lir’ in Tirana (2009). He earned master’s degree from the State University of Tetova, with the topic: Types of drama in Europe and America – from Ibsen to the classics of modernism: Beckett and Ionesco (2012). He completed his doctoral studies at The Academy of Albanological Studies in Tirana, in the field of Anthropology of Drama and Theatre, with the topic: Theatre, Drama and Cultural Identity in Kosovo (2015). He is a full professor at the Faculty of Arts of the University of Prishtina. He has also worked at several other universities as a visiting professor. He has written over 300 reviews on drama, film and heatre.

For ten years he was the author and host of the film and theatre show, Pro arte, at the Radio Television of Kosovo. He has staged about 25 works in the most famous Albanian theaters; while he has participated in over 80 different national and international festivals, in which he has won numerous awards. Most important one is at the 58th edition of the Edinburgh Theatre Festival (Scotland 2004), where, with the (trilingual) play The Kosowars, was ranked in the top ten of the best performances of that year, the main prize awarded at that festival by the jury composed of critics of The Scotsman, as well as the most eminent actors of The Scottish National Theatre. His artistic and study books are part of academic programs inside and outside Kosovo as compulsory literature. In 2018, in the competition of the Ministry of Culture of Kosovo, for the work Theatre, Drama and Cultural Identity in Kosovo, he won the “Ibrahim Rugova” award, for the best creativity in literary critics and essay. He is a member of the PEN Centre of Kosovo and a member of the Board.