Milazim Krasniqi

Milazim Krasniqi

Profesor i asocuar i gazetarisë dhe letërsisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka udhëhequr Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, aty ku në vitin 2004 ka fituar edhe titullin e doktorit të shkencave filologjike. Themelues i Institutit të Medies, redaktori i parë i zhurnalit “Media”, Krasniqi ka shërbyer edhe si anëtar i Bordit të Drejtorëve të Radiotelevizionit Publik të Kosovës (2001-2009) dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës (2008-2010.)

Një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtor i afërt i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Krasniqi është një ligjërues, poet, romansier, dramaturg, publicist dhe komentues politik. Për mbi dhjetë vite ai ka shërbyer si sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kryeredaktor i revistës “Fjala” dhe “Interesi Nacional”, redaktor përgjegjës i gazetës ditore “Bota Sot” dhe kolumnist i rregullt i gazetave dhe revistave të ndryshme. Disa vite ka qenë edhe bashkëpunëtor i rregullt i Radios Evropa e Lirë, emisionet në gjuhën shqipe.

Disa nga mbi 40 librat e tij që përfshijnë poezinë, romane, drama, studime dhe publicistikë, janë: “Letërsia dhe besimet fetare”, “Soneti në poezinë shqipe”, “Islami i keqkuptuar dhe fatkeqësia botërore”, “Fotografitë e kujtimeve”, “Rulet rus për Ali Pashën”, “Monedha e Gentit”, “Nacionalizmi shqiptar”, “E kujt është kjo kulturë”. Krasniqi është autor edhe i teksteve universitare “Hyrje në Gazetari”, “Ekskomunikimi si histori e fshehur”, “Hipodromedia.”

***

Associate Professor of Journalism in the University of Prishtina “Hasan Prishtina”, Milazim Krasniqi is head of the Department of Journalism in Faculty of Philology. Founder of Institute of Media, first editor of scientific journal “Media”. Krasniqi has been member of the Board of
Directors of Radio Television of Kosovo (2001-2009) and member of the Steering Council of the University of Prishtina (2009-2011.) One of the founders of the Democratic League of Kosovo, a close associate of the late President Ibrahim Rugova, Krasniqi is a lecturer, poet, novelist, playwright, publicist and political commentator.

For over ten years he has served as secretary of the Kosovo Writers Association, editor-in-chief of “Fjala” and “Interesi Nacional” magazine, editor-in-chief of the daily newspaper “Bota Sot” and a regular columnist for various newspapers and magazines. He has also been a regular contributor to Radio Free Europe, Albanian-language broadcasts for several years.

Some of his over 40 books that include poetry, novels, dramas, studies and publicist writing are: “Letërsia dhe besimet fetare” (“Literature and Religious Beliefs”), “Soneti në poezinë shqipe” (“Sonnet in Albanian Poetry”), “Islami i keqkuptuar dhe fatkeqësia botërore” (“Misunderstood Islam and World Misfortune”), “Fotografitë e kujtimeve” (“Photographs of Memories”), “Rulet rus për Ali Pashën” (“Russian Rolls for Ali Pasha”), “Monedha e Gentit” “The Currency of Gent”, “Nacionalizmi shqiptar” (“Albanian Nationalism”), “E kujt është kjo kulturë” (“Whose culture is this”.) Krasniqi is also the author of university textbooks “Hyrje në Gazetari”
(“Introduction to Journalism”), “Ekskomunikimi si histori e fshehur” (“Excommunication as ahidden story”),“Hipodromedia.”