Anton Berishaj
Anton Berishaj (1965), poet, prozator, kritik i letërsisë dhe përkthyes. Është profesor i letërsië së vjetër shqipe, teorisë së vargut, prozës bashkëkohore shqipe dhe i historisë komparative të letërsisë shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Është sekretar shkencor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Në fokus të studimeve të tij letrare janë letërsia medievale shqiptare dhe letërsia e barokut, por edhe letërsia moderniste dhe neoavangarde. Anton Berishaj është autor i dy librave studimorë: Retorika dhe letrarësia (Prishtinë 2005) dhe Letërsia per-formative (Prishtinë 2010), si dhe i artikujve studimorë për letërsinë shqipe në revista vendase dhe ndërkombëtare. Ka botuar përmbledhjet poetike Lule mëngjesi (Podgoricë 1986) dhe Fenomenologjia e vdekjes (Podgoricë 2019). Ka përkthyer tekste teorike (posaçërisht të formalizmit rus dhe strukturalizmit çek) dhe një numër të konsiderueshëm veprash dhe studimesh letrare.