Blerina Rogova Gaxha

Blerina Rogova Gaxha

Blerina Gaxha (1982) është poete, eseiste dhe studiuese e letërsisë; doktor në shkencat filologjike. Laureate e Çmimit Ndërkombëtar për letërsinë “Crystal Vilenica Award”, Slloveni, 2015, dhe e Çmimit Kombëtar për veprën më të mirë në poezi, 2020. Autorja ka pasur prezantime të shumta në festivalet e letërsisë dhe në panairet e librit në Gjermani, Austri, Zvicër, Kroaci, Slloveni, Irlandë, Maqedoni, etj. Shkrimtare mysafire në rezidencat ndërkombëtare të shkrimtarëve në Vjenë, Split dhe Novo Mesto.

Poezitë dhe esetë i janë përkthyer e botuar në disa gjuhë të huaja (gjermane, angleze, frënge, italiane, sllovene, kroate, greke, rumune, turke, boshnjake, maqedonase). Krijimtaria e saj është prezantuar në antologjinë e poezisë evropiane Europe Grand Tour, 2019. Eseja e autores Easy Life, e shkruar për projektin Archipelago Yugoslavia të Tradukit 2021. Është përkthyer në disa gjuhë dhe botuar në mediat e mëdha perëndimore. Është anëtare e PEN Qendrës së Kosovës.

Ka botuar veprat: Gorgonë (poezi, 2009, fitues i Çmimit Kombëtar për poezi, 2010); Kate (poezi, 2013); Format e prozës së Kadaresë (studim, 2015); Ajo vjen nga Lindja (poezi, 2016); Thasë (poezi, 2020) dhe Vdekja në letërsinë moderne shqipe: Ndre Mjedja, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli (monografi, 2021).