Ibrahim Kadriu
Ibrahim Kadriu u lind më 8 janar të vitit 1945 në Zhegër (Gjilan). Shkollimin fillor e mbaroi në Zhegër, të mesmen (Normalen) në Gjilan, Fakultetin (Albanologjinë) në Prishtinë.
Nga viti 1968 punoi në gazetën “Rilindja” (deri në mbyllje të saj), pastaj në të përditshmen “Zëri”. Nga viti 1973 redaktor i kulturës i “Rilindjes” e pastaj dhe në “Zëri”. Redaktor në revistën letrare “Plejada”, botuar më 1971 si dhe kryeredaktor i revistës
“Hareja”, botuar gjatë viteve të nëntëdhjeta deri më 2001.
Më 1985 ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Jeton dhe vepron në Prishtinë.
Veprat kryesore të tij janë: “Netët e Karadakut”, poezi (1969), ”Diçka po ndodh”, poezi (1972), ”Kohë e të korrave”, roman (1979), ”Kroi i ilaçit”, roman (1980), ”Zogjtë fluturojnë vetë”, roman (1986), ”Loja e fundit”, roman (1993), “Shtëpia e fantazmave”, roman (2004), “Çuni i kohës së Lekës”, roman ( 2006), “Kalorësi i Karadakut”, roman (2007), “Frymëmarrje në shtjellë”, poezi (2007), “Gloria në mes”, roman (2010),“Buzëqeshje miqsh” eseistikë (2011) ,“Misioni rus”, roman (2016); “Të vdekurit e gjallë”, roman (2018), “Varri i
shitur në Damask”, roman (2019), “Pengu”, roman (2020), etj.
Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja: “Koprena vremena”, serbokroatisht, poezi (Veli i kohës) – (1984), “Lekovit izvor”, roman, serbokroatisht (Kroi i Ilaçit-1987), “Na ramas timp pentru sarbatori” (S’mbet kohë për kremte), Bukuresht poezi rumanisht (2005), “Dreni dhe Drenusha”, novelë, ilustracion shqip-norvegjisht, (2005), “Narod je kriv” (Populli është fajtor) përzgjedhje e poezisë në gjuhën malazeze (2013),“Gloria ortada” (Gloria në mes) Stamboll, roman turqisht (2014), “Tempo incenerito nelle puçille” (poezi italisht) Pelegrini – Kozenca (2015),“Korsningar” (Udhëkryqe) poezi suedisht, Boras (2019) “Përtej binarëve” (roman arabisht) Oman, Jordani (2020), “Mission russe” (frëngjisht), Paris 2021,“La mort d’Anila” romnan, Paris 2021, “Canele cu cratita (Qeni me tenxhere) Bukuresht, 2021, “Pjella e dreqit” frëngjisht: La progwenture du diable, Paris 2022, etj.
Gjithashtu ka botuar vepra të llojeve dhe zhanreve të ndyshme, në fushën e publicistikës dhe të letërsisë, ndërsa vepra të tij janë ekranizuar si radiodrama, seri humoristike dhe seriale televizive.
Është përfaqësuar në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit, si dhe është nderuar me mirënjohje, shpërblime dhe çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.