Naime Beqiraj
Naime Beqiraj u lind në Pejë ku e mbaroi shkollën fillore dhe gjimnazin.
Studimet për Letërsi Shqipe i mbaroi në Universitetin e Prishtinës duke përfshirë edhe ato të magjistraturës dhe doktoraturës. Ka përfunduar gjithashtu edhe studimet në shkollën biblike “Iliria”. Është autore e tri librave me poezi: “Mbi Siparunt” (1990), “Maket Kosove” (2000) dhe
“Njomja e fikut” (2009).
Është prezentuar në disa antologji shqipe dhe botërore të poezisë në gjuhët: angleze, italiane, polake, maqedone, kineze, holandeze, mauritaneze, etj.), ndërsa librin me poezi në gjuhën bullgare i botoi Universiteti Publik i Sofjes (2020). Po kështu, është bartëse e disa ҁmimeve vendore dhe ndërkombëtare letrare.
Autorja është marrë me publicistikë (tekste për art e kulturë, intervista e reportazhe), ndërsa ligjëron tash në disa kolegje në Kosovë.
Jeton e punon në Prishtinë.