Sali Bashota

Sali Bashota

Sali Bashota (1959, Caravik, Klinë), shkollimin fillor dhe gjimnazin i kreu në Kijevë, ndërkaq studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Magjistroi dhe doktoroi në shkencat filologjike. Nga viti 1984 është profesor i letërsisë në Fakultetin e Filologjisë (Universiteti i Prishtinës).
Nga viti 2003-2013 ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Ka qenë kryeradaktor i revistës letrare “Jeta e re” (2000-2003), nënkryetar i Unionit të Bibliotekave të Ballkanit (2009-2012), kryetar i Këshillit Botues të Universitetit të Prishtinës (2009-2012), kryetar i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” (2013-2015), anëtar dhe kryetar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (2018-2021), etj.
Është autor i veprave me poezi, prozë poetike, studime për letërsinë dhe kritikë letrare. Është përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës dhe është përfaqësuar në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit. Veprat e tij janë promovuar në festivale ndërkombëtare të poezisë, si dhe është nderuar me çmime të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.
Jeton në Prishtinë.

Veprat e tij kryesore janë: “Albumi i grisur” (1986), “Kuteli, prozator, poet, kritik” (1999), “Dalje nga trishtimi” (1999), “Bukuri e nëmur” (2006), “Dorëshkrimi i ngjallur” (2011), “Në fillim ishte Drita” (2017), “Lutja e parë e shpirtit” (2020), “Proza e filleve të modernitetit” (2006), “Enigma e shkrimit” (2018) etj., si dhe vepra në gjuhë të ndryshme të botës: “Exilul Sufletului” (2004), “Schalte das magische Licht ein” (2004), “Only Death is White” (2005), “När himlen tystnar” (2012), “Allume la lumière magique”
(2012), “Il gioco delle foglio” (2015), “Laŝtono de la amo” (2017), “Whispering Agony” (A Quarantine Book, 2020), etj.

***

Sali Bashota (1959, Caravik, Klina), completed his primary education and high school in Kijevë, while studied Albanian literature and language at the Faculty of Philosophy of the University of Prishtina. He holds a master’s degree and a doctorate in philological sciences. Since 1984 he has been a professor of literature at the Faculty of Philology (University of Prishtina).
From 2003-2013 he was the director of the National and University Library of Kosova. He was the editor-in-chief of the literary magazine “Jeta e re” (2000-2003), vice-president of the Balkan Libraries Union (2009-2012), chairman of the Publishing Council of the University of Prishtina (2009-2012), chairman of the Library Steering Council National Team of Kosovo “Pjetër Bogdani” (2013-2015), member and chairman of the Board of Radio Television of Kosovo
(2018-2021), etc.

He is the author of different books of poetry, poetic prose, studies on literature and literary criticism. He has been translated into various languages of the world and has been represented in many anthologies at home and abroad. His works have been promoted at international poetry festivals, and he has been honored with high national and international awards.
He lives in Prishtina.