Buka e Mikelit
Urime ditëlindjen biri im
Atë ditë, e martë, mëngjes
Ditë pazari në Prishtinë,
Ta dhash jetën, e të vunë në gjoksin tim
I vogël si buka e Mikelit,
Sytë e mbyllur, kërkojshe gjinin.
Nuk të rrejta bir,
Kjo botë nuk ështe më e mira botë
Menjëhere të kam tregu
Se as ky vend as këta njerëz
Nuk ia vlejnë me i çel ata sy jeshil.
E ti kur e pishe tomlin e gjinit,
Hallal të qoftë,
Të këndojsha ninulla
E të tregojsha për ëndërrat e mia
Për ty, e për mu.
Por nuk bën me u mashtru
Iluzione ishin ato
E ti bën me më qortu
Se edhe prindët gabojnë
Kur jetën krejt bardh e bojnë,
Jeta është a fucking bitch
E Kosova an amazing witch
Siç këndojnë reperat e tu
Ti mbaje kokën lart
E përbije çdo inat
Nanën kanë me ta sha
Edhe nanën e nanës
Mos u ndal, por mos fal
Para oqeanit, muri nuk të kam ndërtu
Por me notu të kam mësu
Biri im, bëhu i mire, e bon mirë,
kaq di me të thanë
Mos u përul as mos u nënshtro
Kurrë, kurrë, kurrë,
Ki fytyrë e nder, thojnë pleqtë
Ta dhash jetën e ta dhash murtajën
Por edhe shumë dashuri
E kalojmë bashkë, po të premtoj, s’e ke idenë
Diellit i buzëqeshim kur ia qesim krahët
Për pak vitaminë D
Paç fatin e bardhë!
Këtë urim e ke dhuratë
E një gjë duhet ta besosh
Gjithmonë do të më kesh engjëll mbrojtës
Pranë teje, gjithkund, gjithmonë
Të gjitha përrallat që t’i kam tregu
Të githa tregimet që t’i kam shkru
Kanë nje vazhdim, se jeta fundja është e bukur
Kam edhe shumëçka me ju fol
Ty dhe fëmijve të tu, dhe fëmijve të fëmijve të tu
Lamtumirë nusja e Bilaçit
Nanës, që na la
Baba nuk do me shku te bahçja,
nana nuk është aty,
nana nuk është më.
La shallin e saj aty te rrushi,
dhe shkoi, iku, lehtë, pffff…
ashtu si kjo lulja që e fryjmë bashkë
në foton time të profilit.
Shkoi pa na përgatit,
po si përgatiten fëmijët me i vdek nana?
Këto janë përralla të të rriturve
për me na mashtru
që mos të qajmë.
Tha ju priti me i mbledh arrat,
e s’na priti, e na po i mbledhin vetë
në këtë ditë vjeshte plot me diell e me dhimbje.
Nanë, të thojshnin Kraljica e mahallës, nusja e Bilaçit,
nuse erdhe, me lule në kry,
e nuse shkove me lule në kry…
të varrit.
Si bajrak, nana hidhte vallën,
për ditëlindjen e babës, për ditëlindjen e vëllait,
për ditëlindjen e mbesës,
se me valle e me qeshje, mundi gurbetin, largësinë,
mallin, ndarjen, humbjen.
Nanën e përshendetem, për herë të fundit,
aty te dera e oborrit,
nga ku e çitke krytë me pa a u nisen krushqit,
a erdhën bijët e kusherinjve, a u nisem për Kosovë.
Një shami e bardhë e kish mbulu,
bardh, bardh, bardh,
si shpirti i saj i bardhë.
Iu ndal zemra,
ashtu si ora e saj, që nuk e hiqte kurrë,
si ora e stacionit të Shkupit ditën e termetit.
I pushoi zemra, zemra e madhe, zemra e gjërë,
i pushoi barku,
që ia ngjesha,
sikur bukën që e ngjeshte për
gjashtë fëmijtë e saj,
e që e pjeke pas orës dhjetë të natës,
se rryma ma lirë.
Nana nuk na tha lamtumirë,
as në shqip, as në turqisht, as në frëngjisht,
ndoshta më mire kështu.
Na e tha ndryshe,
si me puthjen që ma dha,
me dorën e saj të lodhur,
aty te spitali,
ku takova hijen e Ali Podrimjes
që vinte me pa Lum Lumin.
Rrugë e gjatë ishte jeta jote,
e tash pusho, e qetë, nanë,
nesër ta sjell një buqetë me trëndafila,
e ta flladiti dheun me ujin e çeshmes që ta vumë pranë,
ndoshta e flladiti shpirtin tim, ndoshta,
pak, shumë pak…
Banja e grave
Sazanës
Janë ulur te shkallët, fërkojnë nyjet, qafën
Uji sot qenka edhe më i nxehtë se dje, thojnë
Avulli krijon një atmosferë intime në këtë hamam modern
Si tymi në sallonet e opiumit,
Piktura të gjalla të reprezentacionit të orientit
Trupa që kanë duruar shumë, që nuk mërziten për kodet e bukurisë
E për shpirtin e tyre, a pyesin ?
Zëri i Armendit dëgjohet, u shërova, këndon ai
Gratë futën më thellë në ujë, fërkojnë krahët, barkun, kofshët
Duan të lëjnë gjithë lodhjen, dhimbjen këtu, skuqen, djersiten
Hynë nga dy, nga tri, shoqe, motra, kunata, sa muhabetin e kanë,
“Dedikodi” thoshte daja im, i cili shkoi para dy dite, “tetë ishim, tre mbetëm” tha nana tu qajt në telefon.
Edhe shoqja ime shkoi; lexoi, shkroi, e shkoi, grua në mes grave, zë në mes zërave
Shkoi pa bë zë, pa lamtumirë,
Shkroi për nanat, bashkëshortet, zyshat, zonjat, si ishte vetë, shkoi,
“në një botë më të bukur se kjo e jona”, prapë Armendi.
Vdekja e ftohtë, e mua faqet po më digjen flakë, hall m’u kanë bë.
Zambaka të bardhë mbi varr, por unë dua të ti kujtoj shallat me lule, rruzet plot ngjyra,
Se sot eshtë pranverë, kanë çelur thanat, edhe pse bie borë, “jallan dynja”.
Pse gjithë kjo melankoli, s’është natë dimri.
Unë zhytem edhe më shumë në këtë ujë që bëhët i padurueshëm por dhimbja ëshë edhe ma e padurueshme
“Kujdes, mos rri shumë” me thonë shoqet e panjohura, ah ky solidaritetit jonë,
As nuk shpërlahen, lëkurën e duan kështu, të zbutur, pak butësi, pak dashuri.
I shërojnë duartë e plasaritura e zemrën e plastë.
Dal nga uji, i shkoi pas grave, vijmë nesër, vijmë edhe njëhere,
fjalët që mbetën pa thënë i fusin në xhepin e bademantelit,
aty te çelsi e te orari i tretmaneve
***
Les blés
La moissonneuse s’est approchée de notre village
demain, les blés seront fauchés.
L’été dernier,
je n’ai pas vu les coquelicots dans les champs;
en vain je cherchais dans des boites en carton
des vieilles photos,
moi habillée d’une robe blanche, parmi les épis.
J’avais vingt ans, trente ans ?
Je n’ai pas vu non plus la dernière neige,
qui glissait sur les flancs du Luboten,
comme l’eau qui glisse sur le visage, les joues,
sur le cou, sur tout le corps
qui te purifie et t’apaise.
Je ne les ai pas vus,
comme je n’ai pas vu les années qui passaient.
Le champ doré va se reposer
de tout ce feu, de toute cette fièvre.
Les coquelicots vont se faner,
comme les lèvres sans baisers.
C’est l’été.