Edhe pse në kohën e pandemisë globale, viti 2021 për shumë PEN Qendra të shteteve të ndryshme të botës, ishte përmbushur me ngjarje të veçanta në shënimin e 100-vjetorin të themelimit të PEN International me seli në Londër.
Me këtë rast u mbajt Kongresi në shënimin e këtij njëqindvjetori. Në Kongres, si pjesëmarrës aktiv online me të drejtë vote morën pjesë Binak Kelmendi dhe Avni Spahiu, përfaqësues të PEN Qendrës së Kosovës.
Gjatë pesë ditëve të punimeve, nga 20 deri më 24 shtator 2021, në Kongres u shtruan tema për të cilat janë angazhuar shkrimtarët nga shumë shumë shtete të botës: Liria, barazia, e drejta e fjalës së lirë dhe të drejtat gjuhësore. U tha se këto të drejta bazike dhe elementare të njeriut shkelen ende nëpër botë. U morën shembuj shtete të ndryshme, në radhë të pare, Afganistani, Rusia etj.
Lidhur me këto të drejta u miratuan katër rezoluta që konsideohen shtysë e mëtejme për respektimin e tyre atje ku ato mungojnë.
Në Kongres u pranuan edhe dy PEN Qendra të reja: e Maltës dhe ajo e Qechuas.
Në fund të punimeve Kongresi zgjodhi udhëheqjen e re të PEN International: kryetar Burhan Sonmez, sekretare Kätlin Kaldmaa. Gjithashtu u lavdërua puna e deritashme e udhëheqjes së shkuar me në krye Jennifer Clement.
Kongresit iu drejtuan disa shkrimtarë nga bota, ndër të cilët edhe nobelistët Salman Rushdi dhe Orhan Pamuk.